Spasovski në trajnimin përfundimtar për kontrabandë me migrantë

Shkup, 19 prill – Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, së bashku me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës, Dirk Jan Kop, sekretaren shtetërore në MPB, kurse në të njëjtën kohë edhe Koordinatore për luftë kundër tregtisë me njerëz dhe migrim ilegal, Magdalena Nestorovska, prokurorja publike Gordana Smaqoska, si dhe shefja e Zyrës së Organizatës Ndërkombëtare për Migrime (IOM), Sonja Bozhinovska Petrushevska, morën pjesë në trajnimin përfundimtar për kontrabandë me migrantë dhe forma të tjera të krimit transnacional, si pjesë e serialit nga tetë trajnime të cilat u zbatuan në kuadër të projektit ”Përkrahje të kapaciteteve nacionale në luftë kundër kontrabandës me migrantë dhe lloje tjera të krimit të organizuar transnacional në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, i financuar nga Mbretëria e Holandës, kurse i implementuar nga ana e Organizatës Ndërkombëtare për Migrime-IOM në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

”Lufta kundër tregtisë me njerëz dhe kontrabandë me migrantë është e vendosur lartë në agjendën e shtetit tonë edhe atë përmes strukturave dhe mekanizmave institucionale të vendosura për asgjësim të suksesshëm të saj, si dhe ballafaqim më të sukseshëm me pasojat të cilat rrjedhin nga këto vepra penale. Këtu, domosdo duhet të përmend edhe ndihmën të cilën e marrim nga partnerët tanë, me përkrahjen e të cilëve ia arrijmë të kalojmë një numër të madh të pengesave dhe sfidave të cilat kontrabandimi i migrantëve dhe tregtia me njerëz i sjell me vetevten dhe nga këto të dalim më të fortë në përcaktimin për zhvillim të mëtejmë të mekanizmave të rinj për mbrojtje dhe ndihmë”, tha ministri Spasovski.

Ministri Spasovski theksoi se është e një rëndësie të veçantë që kjo përkrahje e vazhdueshme të cilën Organizata Ndërkombëtare për Migrime-IOM në Republikën e Maqedonisë së Veriut e siguron në drejtim të përforcimit të kapaciteteve për ballafaqimin me pasojat e krizës së migrantëve-me përkrahjen edhe në pjesën e vendosjes së Njësitit Naconal për Asgjësimin e Kontrabandës me Migrantë dhe Tregtisë me Njerëz, deri në ndihmën e përforcimit të kapaciteteve të këtij njësitindërinstitucional, IOM nëpër vite me radhë mbetet partner i përhershëm strategjik.

Ministri Spasovski theksoi se kontributi dhe rezultati i Njësitit Nacional për Asgjësimin e Kontrabandës me Migrantë dhe Tregtisë me Njerëz në katër vjetët e kaluar e arsyetoi besimin, kurse akcenti gjatë formimit të këtij Njësiti ishte vendosur në përforcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, i cili si formë e veprimit është më se e nevojshme për asgjësimin efektiv të tregtisë em njerëz dhe kontrabandës me migrantë.

Në fund të fjalimit të tij ministri Spasovski potencoi se edhe trajnimi i sotëm përfundimtar, në formë të studimit të rastit/simulimit të drejtpërdrejt, do t’u mundësojë pjesëmarrësve në avancimin e aftësive dhe diturisë, si dhe zbatimin e tare në praktikë, me qëllim ballafaqim të suksesshëm me krimin e organizuar transnacional, kurse posaçërisht me kontrabandën me migrantë dhe tregtisë me njerëz.

”Në këtë drejtim, si edhe deri më tani, vazhdojnë përpjekjet tona dhe përcaktimet tona strategjike, para së gjithash edhe bashkëpunimi i drejtpërdrejt në projekte dhe iniciativa të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë Publike, të cilat kanë për qëllim përforcimin e kapaciteteve dhe ballafaqim të suksesshëm me të gjitha sfidat të cilat i sjellin proceste migruese”, përfundoi ministri Spasovski.

Në trajnimin përfundimtar për kontrabandë të migrantëve dhe forma të tjera të krimit transnacional fjalim të saj kishte edhe sekretarja shtetëror në MPB, Magdalena Nestorovska, e cila e potencoi nevojën për trajnime të këtij lloji, përmes ushtrimeve të bazuara në simulacione të rasteve të cilat kanë për qëllim ndërtimin e kapaciteteve për përforcimin e aftësive për hetim efektiv dhe ndjekjen e rasteve, si dhe identifikimin me kohë të personave të tregtuar në vijën e lëvizjes së migrantëve, përmes promovimit të qasjes multisektoriale i bazuar në të drejtat e njeriut.

”Për shkak të kompleksitetit të problematikës, duke përfshirë edhe koordinimin ndërmjet hetimit efektiv dhe mbrojtjes së viktimave dhe të migrantëve, shumë shpesh është rëndë të trajnohen ekspertë në mënyrë që të njëjtit të jenë të përgatitur të ballafaqohen me situata të ndryshme të cilat i sjell dinamika e përditshme dhe presionet në punë. Kjo është edhe një arsye pse trajnimet, posaçërisht të këtij lloji, në përbërje më të zgjeruar, janë shembull i shkëlqyeshëm si pjesëmarrësit në mënyrë praktike të zbatojnë dituritë e fituara nga trajnimi klasik dhe të detektohen/simulohen probleme të caktuara të cilat duhet vetëvetiu menjëherë ti zgjidhin”, potencio sekretarja shtetërore Nestorovska