Spasovski në takim pune me ambasadorin e RP të Kinës, Xhang Zuo

Shkup, 18 prill 2022 (MIA) – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe ambasadori i Republikës Popullore të Kinës, Xhang Zuo në takimin e sotëm të punës kanë shprehur kënaqësi për bashkëpunimin e shkëlqyer që zgjat me dekada.

Siç kumtuan nga MPB, Spasovski dhe Xhang Zuo, kanë potencuar se marrëdhëniet midis dy vendeve janë duke u zhvilluar në frymën e miqësisë, mirëkuptimit të ndërsjellë dhe respektimit të ndërsjellë.

Në takim është potencuar se marrëdhëniet politike shënojnë trend rritës veçanërisht pas shkëmbimit intensiv të vizitave si në nivelin operativ ashtu edhe në atë më të lartë në disa vitet e kaluara./Zhurnal.mk