Spasovski në takim me ambasadorin austriak Vucas

Shkup, 19 korrik – Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot ka realizuar takim pune me ambasadorin e Republikës së Austrisë, Georg Vucas të cilit i mbaron mandati i punës, ndërsa i shoqëruar nga atasheu i policisë, Manfred Jurçeviq.

Siç informon MPB-ja, ministri Spasovski e ka falënderuar ambasadorin Vucas për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ambasadës së Republikës së Austrisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe shprehu besimin se e njëjta do të vazhdojë që të zhvillohet me ambasadorin e sapoemëruar.

Me këtë rast ministri Spasovski i dhuroi një pllakatë ambasadorit Vucas në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e suksesshëm dhe modernizimin e kapaciteteve të MPB-së së Republikës së Maqedonisë së Veriut.