Spasovski në stërvitjen taktike “Refleks 2023”

Shkup, 22 dhjetor – Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski së bashku me një pjesë të udhëheqësisë së MPB, përfaqësues të korit diplomatik, të vetëqeverisjes lokale dhe institucioneve të  tjera, do të marrë pjesë në stërvitjen taktike “Refleks 2023”, i cila do të jetë rasti i zbulimit të krimit tejkufitar, gjegjësisht kontrabandës së emigrantëve.

Stërvitja është e organizuar nga ana e Qendrës Rajonale për Punë Kufitare JUG me mbështetje të FRONTEKS-it, njësisë së helikopterëve në MPB, Spitalit të Përgjithshëm i Kavadarit dhe të gjithë ndihmësve të tjerë të përbashkët, njoftoi MPB-ja.

Ministri Spasovski pas stërvitjes do të vendosë lule në përmendoren “12 të rinjtë e Vatashës” në fshatin Moklishte, Kavadar.