Spasovski-Damjanoviq: Qasja rajonale ndaj Programeve IPA do ta përshpejtojë integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian

Shkup, 19 korrik – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot realizoi takim me delegacionin e Republikës së Malit të Zi i udhëhequr nga ministri i Ministrisë së Financave të Malit të Zi, Aleksandar Damjanoviq. Temë e bisedimeve ishin përparimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, situata në procesin  e EU integrimeve dhe modalitetet e iniciativave dhe bashkëpunimit të ardhshëm. Të dy ministrat konfirmuan se bëhet fjalë për vende dhe popuj që janë shumë të afërt dhe bashkëpunimi i deritanishëm është në nivel mjaft të lartë, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

“Ndërmjet dy vendeve tona kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm, të përbashkët, ndajmë probleme të njëjta, besojmë në vlerat të njëjta dhe kemi prioritete ndaj të ardhmes tonë, e ky është Bashkimi Evropian”, potencoi ministri Spasovski për marrëdhëniet me Malin e Zi dhe avancimin e tyre konstant.

Ministri Damjanoviq shprehu përkrahjen për të gjitha iniciativat rajonale si Ballkani i Hapur dhe Procesi i Berlinit të cilët në fund duhet të rezultojnë me integrimin e tërë rajonit në Unionin Evropian me fshirjen e kufijve dhe qarkullim të lirë të njerëzve dhe mallrave. Akcent i veçantë në takim kishte ndaj iniciativës së planifikuar të IPA koordinatorëve nacional për qasje të përbashkët rajonale përmes projekteve dhe iniciativave para Komisionit Evropian në kuadër të fondeve të IPA-së. Me këtë iniciativë kemi fillim formal të qasjes rajonale në pjesën e shfrytëzimit të mundësisve të cilat i mundësojnë IPA fondet para Komisionit Evropian.

“Në nivel rajonal po përforcohet vetëdija se IPA mekanizmi është burim i fuqishëm i mjeteve për qasje të përbashkët dhe vetëm mundet të rrisë bashkëpunimin dhe shkallën e shfrytëzimit të këtyre fondeve”, potencoi ministri Damjanoviq.

Ministri Spasovski theksoi se Ministria e Punëve të Brendshme është njëri nga shfrytëzuesit më të mëdhenj të IPA fondeve në shtetin tonë dhe qasja rajonale me krijimin e projekteve të përbashkëta vetëm se do të avancojë bashkëpunimin dhe shfrytëzimin e mjeteve nga ky BE program.

“Si pjesë e IPA 2 programit nacional në Ministri u realizuan një numër i madh i projekteve të një rëndësie shumë të madhe me të cilën dukshëm u përmirësuan kapacitetet njerëzore, teknike dhe infrastrukturore të domosdoshme për punë efikase. Në kuadër të projektit IPA 3 të programit (2021-2027) Ministria e Punëve të Brendshme mori pjesë në programimin e IPA programeve 2021/2022 dhe 2023/2024. Në lidhje me projektet rajonale tani më marrim pjesë në realizimin e disa projekteve rajonale si “Përkrahja rajonale në menaxhimin me migracionin senzitiv në pjesën Ballkanit Perëndimor”, “Asgjësimi i krimit serioz në Ballkanin Perëndimor” dhe “Përforcimi i luftës kundër posedimit ilegal, keqpërdorimit dhe tregtisë me armë të vogla dhe të lehta”, “Përforcimi i mbrojtjes të hapësirës publike dhe infrastrukturës kritike”, “Partneriteti kundër krimit dhe terrorizmit (CEPOL WV PaCt)”, argumentoi ministri Spasovski dhe potencoi se të gjitha iniciativat rajonale të cilat do të mundësojnë integrim më të shpejtë të rajonit në UE të marrim pjesë edhe si Ministri edhe si shtet.