Spasovski – Çuard: Falë bashkëpunimit ndërmjet MPB-së dhe DCAF jemi në vendin e parë në rajon për shkëmbimin e të dhënave

Shkup, 14 dhjetor – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sor realizoi takim dy palësh me ambasadoren e Qendrës së Gjenevës për Menaxhim me Sektorin e Sigurisë (DCAF), Natali Çuard, në të cilin të dy bashkëbiseduesit nënshkruan Marrëveshje për dhurimin e pajisjeve laboratorike nga ana e DCAF-it të dedikuara për nevojat e Departamentit për Ekzaminime Forenzike.

Marrëveshja është nënshkruar në pajtim me Memorandumin për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe DCAF-it, e nënshkruar me 19 tetor të vitit 2022.

Lëndë e Marrëveshjes janë pajisje të reja në vlerë prej rreth 50.000 eurove, të dedikuara për nevojat e Njësisë për Detektimin e Gjurmëve Humane Identifikuese nga Departamenti për Ekzaminime Forenzike pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, në kuadër të DCAF Programit të zbatuar për reforma në sektorin e sigurisë dhe atë intelegjent në Maqedoninë e Veriut (2021-2026).

Në cilësinë e partnerëve të DCAF-it, donatorë të programit, Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Ministria e Punëve të Jashtme e Holandës, Agjencioni i Suedisë për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) nga ana financiare e kanë përkrahur prokurimin e donacionit në fjalë në këtë Marrëveshje.

Qëllimi i donacionit është përkrahja e Ministrisë së Punëve të Brendshme në përmirësimin e kapaciteteve për ruajtjen cilësore dhe trajtimin e mostrave biologjike, minimizimin e rrezikut nga kontaminimi dhe përpunimi cilësor i tyre për profilizimin e ADN-së.

Ministri Spasovski shprehu falënderim deri te DCAF për përkrahjen si nga ana  e ekspertëve poashtu edhe nga ana teknike në proceset më të rëndësishme reformuese në vitet e kaluara, të cilat në masë të madhe kontribuuan në kthimin e besimit të qytetarëve ndaj policisë. Spasovski potencoi se sa është e rëndësishme përkrahja e DCAF-it dhe se në fillim kishte vetëm vullnet, por jo edhe kapacitete teknike, kurse sot Republika e Maqedonisë së Veriut është lider në rajon për shkëmbimin e informatave.

Ambasadorja Çuard falënderoi për mundësinë e dhënë të bisedojnë për sukseset, duke uruar ministrin Spasovski për bashkëpunimin dhe kthimin e besimit ndaj policisë. Ajo shprehu bindjen se edhe në të ardhmen bashkëpunimi do të jetë i begatuar dhe në të njëjtën kohë i dëshiroi sukses shtetit në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Pas takimit, delegacionet e MPB-së dhe DCAF-it e vizituan objektin e ri të Departamentit për Ekzaminime Forenzike në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku kryen inspektim në procesin e punës, kurse poashtu e vizituan edhe laboratorin për përpunimin e materialit dëshmues ku do të vendosen pajisjet e donuara nga DCAF-i.