Spasovski: Çdo rryshfet duhet të raportohet, korrupsioni gëlltitë vendet e punës
Shkup, 13 tetor – Qeveria dhe MPB e kanë ngritur luftën kundër korrupsionit në nivelin më të lartë politik, e nisur nga radhët e veta dhe kërkon që të gjithë së bashku ta luftojmë këtë fenomen, theksoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në programin e mëngjesit të Televizioni Kombëtar, në lidhje me luftën kundër korrupsionit në nivel kombëtar, por edhe në nivel institucional.
“Korrupsioni gëlltit vendet e punës dhe ekonominë. Përgjegjësia duhet t’i arrijë të gjithë, si ata që kërkojnë ryshfet ashtu edhe ata që japin ryshfet. Vetëm së bashku mund ta ndihmojmë njëri-tjetrin në këtë betejë me korrupsionin”, theksoi Spasovski.
MPB-ja, nënvizoi ministri Spasovski, ka filluar me zbatimin e një sërë procedurash dhe aktivitetesh për forcimin e kontrollit të brendshëm dhe një sërë mekanizmash për forcimin e integritetit të nëpunësve policorë.
Ai përkujtoi se është krijuar edhe një mekanizëm për kontroll të jashtëm, si departament i veçantë i Avokatit të Popullit i a.q. Avokati i Policisë, një departament i posaçëm në Prokurorinë Publike që merret ekskluzivisht me kundërvajtje ligjore nga punonjësit e policisë.
Ai përkujtoi se përmes bashkëpunimit me programin ICITAP të SHBA-së, të gjithë pjesëtarëve të policisë në seksionin e komunikacionit dhe në pikat kufitare iu janë ofruar kamera mobile si mekanizëm për reduktimin e ndikimeve të mundshme korruptive.
Në të njëjtën kohë, Spasovski theksoi kënaqësinë që një përqindje e madhe e qytetarëve guxojnë të denoncojnë korrupsionin, që do të thotë, se besimi në polici po rritet, por në të njëjtën kohë po rritet edhe vetëdija e qytetarëve për refuzimin e korrupsionit.
Ministri Spasovski apeloi tek qytetarët sa herë që ka ndonjë indikacion apo kërkesë për korrupsion që ta raportojnë menjëherë, sepse korrupsioni është një nga dukuritë më të rrezikshme.