Sot vazhdimi i seancës, në rend dite debati parlamentar për punën e qeverisë

Kuvendi i Kosovës sot mban vazhdimin e seancës, ndërsa në rend dite është edhe debati parlamentar për punën e Qeverisë së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj.

Seanca është caktuar të nisë në orën 11:00

Rendi i ditës

III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 5 maj 2022:

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,

Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,

Debat parlamentar për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj.