Sot varroset çifti që vdiq në aksidentin tragjik në rrugën Podujevë-Prishtinë

Sot do të varrosen Shemsedin dhe Mervete Sopaj, çifti që humbi jetën në aksidentin tragjik që ndodhi të premten në rrugën Podujevë-Prishtinë.
Familjarët kanë bërë të ditur se varrimi do të bëhet në ora 18:00.
Çifti Sopaj po ktheheshin në vendlindje kur ndodhi aksidenti tragjik.
Ata ishin bashkë me dy fëmijët e tyre të cilët kanë shpëtuar, dhe aktualisht po trajtohen në spital, njëri në Ortopedi e tjetri në Neurokirurgji.