​Sot protestohet kundër heqjes së Ligjit për Punën nga kalendari legjislativ

Forumi Ekonomik i Grave ka ftuar të gjithë prindërit, vajzat, djemtë, burrat e gratë, që t’i bashkohen protestës paqësore, e cila mbahet sot në ora 16:30, përpara ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Ky forum thekson se pas vendimit për të hequr Ligjin për Punën nga Kalendari Legjislativ, pavarësisht kërkesave dhe reagimeve të shumta nga grupet e interesit, është e qartë se premtimet e qeverisë kanë mbetur fjalë boshe.

“Ligji për Punën është jetik për avancimin e barazisë gjinore dhe përmirësimin e kushteve të punës në vend. Aktualisht, vetëm 2 në 10 gra janë të punësuara, dhe shumë prej tyre detyrohen të punojnë në kushte të pasigurta, pa mbrojtje dhe pa të drejta themelore të punës.
Ligji ekzistues diskriminon gratë dhe burrat njësoj—gratë për shkak të përgjegjësive të lejes së lehonisë, dhe burrat për shkak të mungesës së të drejtave për t’u kujdesur për fëmijët e tyre.