Sot mbahet mbledhje e komisioneve për çështje historike të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut
Shkup, 14 shtator – Komisioni i përbashkët multidisiplinar i ekspertëve për çështje historike dhe arsimore midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, sipas paralajmërimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, sot do të mbajë takim.
MPJ-ja dje kumtoi për takimin, duke shpërndarë informacione se Dimitar Lorovski, historian dhe profesor në Institutin për histori kombëtare – Shkup, është emëruar për anëtar të ri të Komisionit.
“Lorovski është emëruar anëtar i ri i Komisionit në përputhje me ekspertizën e tij dhe rekomandimet e Komisionit për mbulime adekuate të fushave të punës së tyre”, informoi MPJ-ja.
Komisioni i përbashkët maqedonas-bullgar për çështje historike më 15 gusht miratoi dhe shpalli rekomandime të cilat kanë të bëjnë në përmirësimin e librave të historisë për klasën e VI-të në Maqedoninë e Veriut dhe për klasën e V-të në Bullgari, si dhe rekomandime për nderimin e përbashkët të figurave nga shekulli i mesëm – Shën. Cirili dhe Metodi, Shën. Klimenti, Shën. Naumi dhe mbreti Samoil. Ato rekomandime janë miratuar nga ana e Komisionit të përbashkët ndërqeveritar i formuar në përputhje me Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë.
Bashkëkryetari i ekipit maqedonas në Komision, Dragi Gjorgjiev, pas shpalljes së rekomandimeve, në konferencë për shtyp duke folur lidhur me librat, sqaroi se po shkohet në atë që të ndryshohen gjërat atje ku ka keqkuptime dhe të cilët mund të kontribuojnë për prishjen e marrëdhënieve midis dy popujve dhe dy shteteve dhe të cilët mund tek të rinjtë të shkaktojë tensione, urrejtje, etj.
“Në këtë kuptim, Komisioni punon në tejkalimin në ato vende në libra,, që besoj se është detyrë të cilën e ka çdo komision i cili punon në çështje të tilla historike lidhur me librat e historisë”, tha Gjorgiev.
Siç vlerësoi, periudha e shekullit 19 dhe 20 do të jetë një nga më të vështirat për të cilat do të debatojë Komisioni.
“Ne asnjëherë nuk kemi thënë se duhet të vijmë në një qëndrim të përbashkët dhe në mendim të unifikuar. Ajo periudhë do të jetë padyshim e vështirë, periudhë e dhimbshme për të cilën do të diskutojmë, diskutimet do të zgjasin dhe në fund nëse dakordohemi, arrijmë të gjejmë një zgjidhje, do ta prezantojmë. Nëse nuk arrijmë ta gjejmë, atëherë nuk ka zgjidhje. Nuk do të thotë që ky komision me çdo kusht të sjellë zgjidhje për mosmarrëveshjet historike që ekzistojnë midis historiografisë maqedonase dhe bullgare”, tha Gjorgiev në pyetje të gazetarëve.

