Sondazhi i fundit: VV bie në 35 përqind, rriten LDK-ja dhe PDK-ja

Një sondazh i Institutit PIPOS është prezantuar sonte në Klan Kosova, lidhur me disponimin e qytetarëve se për cilën parti do të votonin, nëse do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare.

Nga ky sondazh, vërehet se partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka pësuar rënie të dukshme, ndërsa rritje kanë pasur partitë opozitare, e sidomos Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Sipas votave, 35.5 përqind e të anketuarve kanë deklaruar se do të votonin për VV-në, 22.5 përqind për LDK-në, 21.5 përqind për PDK-në dhe 6.6 përqind për AAK-në.

Krahasuar me muajin shtator, VV-ja dhe AAK-ja kanë rënie për 2 përqind, respektivisht 1 përqind, ndërsa LDK është rritur dukshëm dhe PDK është rritur për 2 përqind.

Në këtë sondazh të sontëm, janë anketuar 1050 respodentë.