“Softuerët”/ Më 27 prill vazhdon gjykimi, sot u paraqitën dëshmitë
Shkup, 12 prill – Me paraqitjen e dëshmive nga Prokuroria, në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot vazhdoi gjykimi për rastin “Softuer” në të cilën i pari i akuzuar sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë të RMV-së Dragi Rashkovski.
Me debatin e sotëm u paraqiten dëshmitë nga ana e Prokurorisë që kanë të bëjnë me porosi ndërmjet të akuzuarve në këtë rast, që ngarkohen për “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizim” gjatë furnizimit publik.
Sipas aktakuzës i pandehuri i parë, sipas aktakuzës, nuk i ka kryer detyrat e tij zyrtare gjatë zbatimit të katër procedurave të furnizimit publik për Sistemin për identifikim biometrik, furnizimit publik të softuerit për përcaktimin e shpejtësisë mesatare të automjeteve në komunikacion dhe shqiptimin e gjobave, furnizimit e mallrave – kamera ANPR për regjistrimin e targave të automjeteve dhe prokurim publik të gjërave – kabina metalike për nevojat e sistemit të identifikimit biometrik dhe sistemit të njohjes automatike të targave. Sipas aktakuzës, Rashkovski akuzohet për veprat penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “Pastrim parash dhe produkteve të tjera të veprës penale”. Personat I.D., I.H., D.S., I.I., I.I. dhe M.S. GJK akuzohen për “Shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga Kodi penal.
Rastin e udhëheq gjykatësja Fanka Jançulleva Mihaillovska, ndërsa në rolin e përfaqësuesit të aktakuzës sot është prokurorja Ivana Trajçevska.

