Sllaveski: Çmimi i derivateve është dashur të korrigjohet përmes akcizës

Shkup, 17 mars – Për anëtarin e Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Trajko Sllaveski, mënyra e llogaritjes së çmimit të derivateve është e gabuar dhe konfuze për opinionin.

Siç tha ai, në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, çmimi mund të ulet në përputhje me rrethanat duke ulur akcizën.

“Nuk duhej të preket TVSH-ja për karburantet sepse sistemi i taksave ishte projektuar paraprakisht që të zgjasë për shumë vite. Mendoj se ulja e akcizës për 50% do të kishte bërë një punë shumë më të mirë”, tha Sllaveski.