Skuadra shqiptare e kërkim-shpëtimit ofron ndihmë në Malatya të Turqisë
Turqia dhe Siria po “luftojnë” me kohën për të nxjerrë trupat e banorëve nga rrënojat e tërmetit.
Të gjitha shtetet pas tragjedisë kanë nxituar për të dërguar drejt vendngjarjes mjekë dhe forca të specializuara për nxjerrjen e banorëve.
Ditën e sotme ka mbërritur në vendngjarje dhe skuadra e kërkim-shptimit nga Shqipëria.
Me anë të një postimi në Facebok, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë me dije se kjo skuadër ka mbërritur dhe tashmë ka filluar punën për kërkime në Malatya.

