S’ka marrëveshje mes SBASHK-ut dhe Qeverisë së Kosovës, vazhdon greva në arsim

Greva në arsim ka hyrë në javën e tretë, derisa arritja e një marrëveshjeje mes Bashkimit të Sindikatave të Pavarura dhe Qeverisë së Kosovës nuk duket që është afër.

Si pasojë e kësaj, nxënësit edhe këtë të hënë nuk do të kthehen në shkolla, pasi SBASHK-u ka vendosur që greva të vazhdojë.
Në lidhje me këtë vendim ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës, duke e quajtur si të paarsyeshme kërkesën e SBASHK-ut për 100 euro shtesë.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka theksuar se kanë zhvilluar mbi 30 takime me sindikatat, por që sipas tij, po mungon gatshmëria nga sindikatat për të ecur përpara.