Sipërmarrësja shqiptare prodhon autoambulanca për vatrat e luftës në Ukrainë

Arjeta Puca është një inxhiniere kompjuterike dhe aktualisht po prodhon autoambulancat që shkojnë në Ukrainë.

35-vjeçarja nga Dibra është kontaktruar nga Kombet e bashkuara për të prodhuar automjtetet që do të dhurohen për shtetin në luftë.

“Duhen 2 muaj të prodhohen 11 autoambulanca, por i kërkuan për 2 javë. Po i bëjmë në kohë rekord”, thotë ajo.

Arjeta ka 5 vite që merret me prodhimin e ambulancave, zjarrfikëseve, makinave të patrullimit dhe  kamionëve të pastrimit. Në minifabrikën e saj ka prodhuar mbi 150 autoambulanca, që kanë shkuar jo vetëm për spitalet shqiptare.

“Kam prodhuar për Shqipërinë, Msqedoninë e Veriut, Bullgairnë, Turqinë, tani dhe për ukrainën” shprehet ajo.

Familja e Arjetës ka një biznes të ngjashëm në Turqi ku jeton prej dekadash. Pas përvojave në Gjermani e Japoni, Arjeta ka tashmë punonjësit e saj.

“Merret furgoni bosh, pastaj e konverjtojmë dhe i instalojmë të gjitha pajisjet, edhe ato  mjeksore”, tha Arjeta.

Ajo thotë se nuk i ka ndjerë vështirësitë e të qenurit grua në një sektor deri më tani mashkullor.

Majde po punon dhe vajza, duke thyer në këtë mënyrë tabutë jo vetëm mbi gjininë, por dhe se në shqipëri nuk prodhohet./ EuroNews Albania/