Sigurohet profilaksia për fëmijët me hemofili, Manastirliu: Shmangen pasojat që mund të sjellë kjo patologji

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu më anë të një postimi në facebook a ndarë lajmin e mirë për një fëmijë që ka filluar trajtimin profilaktik për trajtimin e Hemofilisë. Manastirliu shkruan se është siguruar trajtimi profilaktik nëpërmjet Faktorit VIII-të për fëmijët me Hemofili, si dhe trajtimin akut për pacientët në këtë Qendër, duke shmangur pasojat në shëndet, që mund të sjellë kjo patologji.

Postimi i ministres Manastirliu:

Për Joanin e vogël dhe familjen e tij, jeta ka ndryshuar tërësisht me fillimin profilaksisë për trajtimin e Hemofilisë, në Qendrën kombëtare të sëmundjeve të lindura të gjakut në #QSUT.

Kemi siguruar trajtimin profilaktik nëpërmjet Faktorit VIII-të për fëmijët me Hemofili, si dhe trajtimin akut për pacientët në këtë Qendër, duke shmangur pasojat në shëndet, që mund të sjellë kjo patologji.
dr. Daniela Nikaj, dr. Bledi Kalaja dhe ekipit për kujdesin ndaj pacientëve të vegjël
#FëmijëtTëParët
#DitaBotëroreeHemofilisë