Siguria, “Ndëshkohet organizimi për pjesëmarje në ushtri”

Shkup, 3 Prill – Lufta ruso-ukrainase ka aktualizuar çështjen e sigurisë së shtetit tonë. Thirja e qeverisë ukrainase që të përfshihen luftëtarë nga shtete të tjera ishte komentuar ndryshe në opinion  si një rrezik potencial i sigurisë, por ligji është i prerë, thonë ekspertët.

Profesori universitar i sigurisë Dujovski, thotë se pjesëmarja e individëve në ushtri të pranuara ndërkombëtarisht, sikurse ushtria ukrainase, që nuk ishte njëjtë me shtetin islamik, nuk është e ndëshkueshme, por përderisa nuk bëhen rrjete, celula dhe nuk organizohen grupe për ikje në ushtri të huaj.

“Kjo vlen vetëm për personin i cili ka shkuar, por nuk vlen dhe nuk mund të organizohen publiksht dhe të ftohen në pjesëmarje ose të grumbullohen mjete për mbështetje financiare për qeveri ilegale, formacione ilegale sikurse është shteti islamik. Kjo sipas kodit penal të shtetit është e ndaluar.” – tha profesori i Sigurisë, Nikolla Dujovski.

Siguria, “Ekziston sistem për personat e kthyer nga luftrat”

Mbi 150 luftëtarë të kthyer nga rajone të tjera të luftës janë në vend dhe janë në proces të risocializimit dhe riintegrimit në shoqëri, që sipas Dujovskit është një proces i gjatë dhe i ndërlikuar. Shteti ka sistem të organizuar në të cilin janë përfshirë një pjesë e atyre që janë kthyer.

Një pjesë janë në burgje, apo ka edhe prej atyre që tanimë janë veçmë të lirë. Ndërkaq të tjerë janë në procese gjyqësore, në prtje të vendimeve.

“Bëhet fjalë për njerëz të kategorisë sociale, që s’kanë qasje në zhvillimet në shoqëri, e që janë nën vëzhgimin e institucioneve. Procesi është i gjatë, i ndërlikuar, andaj edhe ne nga e para do të duhet ta mësojmë mënyrën më adekuate se si të veprojmë që të mund të themi se jemi të suksesshëm në procesin e kthimit nga veprimet e këqija të individëve.” – u shpreh Dujovski.

Shteti po kujdeset edhe për familjet e tyre. Janë kyçur më shumë se 20 institucione, të cilat në forma të ndryshme përpiqen që ato persona të kenë përkrahjen e tyre sikurse në kyçjen në tregun e punës, thotë profesori Dujovski dhe me qëllim që tu ikin veprimeve të këqija për rrezikimin e sigurisë.