Si u vodh nafta në ekskavatorin për rindërtimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës
Gjykata e Tiranës vendosi të lejë në burg Julian Subashin dhe Petrit Kodrën, të akuzuar për vjedhje nafte në një ekskavator të parkuar që shërbente për rindërtimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës.
Bazuar në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, më datë 08.07.2022, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Vorë, shtetasi Albert Vladi, përgjegiës i një kantieri pranë një kompanie private, e cila është nënkontraktore për rindertimin e linjës hekurudhore Tiranë – Durrës.
Bazuar në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, më datë 08.07.2022, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Vorë, shtetasi Albert Vladi, përgjegiës i një kantieri pranë një kompanie private, e cila është nënkontraktore për rindertimin e linjës hekurudhore Tiranë – Durrës.
Në orët e para të mëngjesit, në një mjet motorik eskavator “Volvo 380′ ,që ka qenë i parkuar në fshatin Sakosë të Bashkisë Vorë, në një rrugë lidhëse të autostradës Tiranë-Durrës është vjedhur një sasi prej 172 litra nafte.
Thuajse të gjitha mjetet motorike janë të pajisura me një GPS në serbator, të cilat masin sasinë e naftës në kohë reale. Sot në mëngjes kur filluan punën, ka konstatuar se GPS i eskavatorit të lartpermendur tregonte një sasi prej 82 litrash në serbator, në një kohë që kur ka mbyllur punën dhe është parkuar, ka pasur në serbator një sasi prej 254 litrash. Pra, kishte një mungesë prej 172 litra naftë. Vladi ka hapur GPS dhe ka konstatuar se në orën 03:19 minuta të mëngjesit ka nisur rënia e nivelit të naftës në serbator. Kjo gjë ka zgjatur për rreth 30 minuta deri në orën 03:49, ku ka mbetur në sasinë 82 litra. Pra vjedhJa e naftës ka ndodhur nga ora 03:19 deri në orën 03:49, pasi GPS është me orë reale.
Gjithashtu konstatoi se tapa e serbatorit ishte e prishur, dëmtuar, dhe në tokë shikohej mbetje nafte. Eskavatori ka qenë i parkuar në një rrugë lidhëse të autostradës me Hekurudhën dhe sipas GPS rezultoi se vjedhja ka filluar në orën 03.19 dhe ka përfunduar në orën 03.49.

