Si mbeti Vranja pa vaj e sheqer nga vizitorët

Vranjë, 17 Prill – Gjatë ditës, në shumicën e dyqaneve dhe supermarketeve, banorët e Vranjës, por edhe banorët nga Maqedonia dhe Kosova nuk mund të blinin vaj dhe sheqer, sasitë e të cilave u harxhuan në orët e hershme të mëngjesit.

Në Macret “Leon” në qendër të Vranjës, u konfirmua se kanë dhjetë ditë që nuk kanë sheqer në shitje dhe e njëjta situatë është edhe në marketet e tjera.

Të gjitha sasitë e vajit të gatimit janë shitur në orët e para të mëngjesit, ndërsa siç paralajmërojnë tregtarët, sasitë e reja priten vetëm nga e hëna.

Vaji ushqimor për litër shitej me çmim prej 119 deri në 120 dinarë në varësi të prodhuesit, ndërsa sheqeri mund të blihej me çmim prej 90 dinarë për kilogram.

Në disa dyqane u regjistruan raste të shitjeve të kufizuara, kryesisht vaj për gatim, furnizimi i të cilit ishte “i kufizuar në dy litra për blerës”, ndërsa sheqeri nuk shitej fare.

Rritja e kërkesës për vaj dhe sheqer në Vranjë lidhet me vizitën e zakonshme të fundjavës së blerësve nga qytetet fqinje Kumanova dhe Shkupi si dhe nga Kamenica, Novobërda, Gjilani etj.