Shtyhet sërish seanca për Fredi Belerin, shkak bëhet zëvëndësimi i gjyqtares

Shtyhet seanca për Alfred Belerin më datë 24 tetor. Shkak u bë zëvëndësimi i gjyqtares Etleva Deda me Flora Hajredinaj.

Kjo e fundit kërkoi kohë të njihej me dosjen në ngarkim të Belerit e Pandeli Kokaveshit.

Beleri nuk ishte i pranishëm, ndërsa në seancë ishin prezent përfaqësues të ambasadës greke.