Shtrihet në spitalin e gjinekologjisë një 16 vjeçare, bashkëjetoi me një person

Të dielën në Kaçanik një vajzë 16 vjeçare është shtrirë në spital-gjinekologji, shkruan Gazeta Infokus.

Siç njofton policia, ajo ka deklaruar se është duke bashkëjetuar me një person.

“Raportohet se viktima femër kosovare është shtrirë në spital-gjinekologji, e cila ka  deklaruar se është duke bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull kosovar para moshës 16 vjeçare. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.