Shteti kërkon dëmshpërblim nga të akuzuarit në rastin “Shkallët spanjolle”
Shkup, 8 prill – Avokatura e shtetit shpalli kërkesën për dëmshpërblim në rastin “Shkallët spanjolle”. Përfaqësuesja e avokaturës së shtetit, Elena Sazdovska, në fjalën e saj para gjykatës theksoi se në emër të Republikës së Maqedonisë së Veriut të dëmtuar, nga të akuzuarit shpall kërkesë për dëmshpërblim në shumë prej mbi 163.000.000 denarë.
Përfaqësuesja e Avokaturës shtetërore, njëherit theksoi se kërkesa e dëmshpërblimit është bazuar në aktakuzën dhe në ekspertizën dhe mendimin e ekspertëve.
Gjykimin për këtë lëndë e udhëheq gjykatësja Fanka Jançuleva – Mihaiçovska, ndërsa përfaqësuese e akuzës është prokurorja publike Ivana Trajçeva.
I akuzuari i parë Mile Janakievski, duke e komentuar kërkesën e Avokaturës shtetërore theksoi se për 50.000 .000 denarë është më e madhe shuma e asaj që paralajmërohet si dëmshpërblim edhe raporti i ekspertëve.
Në rastin “Shkallët spanjolle”, përveç Mile Janakieskit, të akuzuar janë edhe Dimitar Dimovski, Biljana Dejanovska-Dimitrovska, Violeta Samarxhiska, Aneta Jordanova, Dejan Mitevski, Emilija Radojkova, Snezhana Kërstevska, Risto Papazov, lidija Smilanovska dhe Marjan Jovanov. Të gjithë akuzohen se me shitje joligjore të parcelave para ndërtesës së EVN-së në sheshin e Shkupit e kanë dëmtuar shtetin për 2,6 milion euro.

