Shtëpi të dëmtuara, pemë të nxjerra nga rrënjët,… – pamje që tregojnë pasojat e një tornadoje që goditi Oklahoman

Në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë video nga pasojat e një tornadoje që goditi Oklahoma.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet lëshuan paralajmërime të shumta në të gjithë shtetin të dielën, duke përfshirë për Ponca City, Tonkawa dhe Billings.

Shërbimi i motit lëshoi gjithashtu paralajmërime për stuhi të forta për Ada, Holdenville dhe Atoka.

Një video që thuhet se u regjistrua në Norman, Oklahoma, të dielën tregoi se shtëpitë ishin shkatërruar pjesërisht.

Pamjet tregojnë pemë të nxjerra nga rrënjët e tyre si dhe mbeturina në të gjithë tokën në një zonë banimi në Norman, Oklahoma.