Shqiptohen 800 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Shkup, 20 mars  – Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut  për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar. Në këtë aksion janë sanksionuar 800 shoferë.

Siç informojnë nga MPB-ja, prej tyre dyzet e katër shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse gjashtë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga e lejuara. Poashtu është konstatuar se 506 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 294 jashtë vendeve të banimit. 

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.