Shqiptohen 536 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Shkup, 7 gusht – Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme, ka realizuar kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut  për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar.

MBP njofton se në këtë aksion janë sanksionuar 536 shoferë,  prej tyre tridhjetë e gjashtë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse pesëmbëdhjetë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 262 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 274 shoferë jashtë vendeve të banimit.

“Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, njoftojnl nga MPB-ja.