Shqiptohen 411 sanksione për ngasje të shpejtë

Shkup, 25 dhjetor – Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka kryer kontroll të intensifikuar  në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 411 drejtues mjetesh.

MPB njofton se prej tyre, 13 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe dy automjete me shpejtësi  me  më shumë se 70 kilometra në orë.

Njëherit, 221 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar, ndërsa 190 jashtë vendeve të banuara.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, njoftojnë nga MPB-ja.