Shqiptohen 345 kundërvajtje trafiku në Shkup, 173 për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar
Shkup, 9 dhjetor – Gjithsej 345 kundërvajtje, prej të cilave njëqind e shtatëdhjetë e tri kundërvajtje për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, janë shqiptuar gjatë ditës së djeshme në komunikacion që e zbatoi Sektori për Punë të Brendshme Shkup në territorin e Qytetit të Shkupit.
Siç informojnë nga MPB, janë shqiptuar trembëdhjetë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, njëzet e shtatë gjoba për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë, gjashtë gjoba për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit…
Nga MPB njoftojnë se edhe në ditët në vijim do të vazhdojnë kontrollimet e përforcuara në trafik dhe apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

