Shqiptohen 32 sanksione për automjete që kryejnë transport publik të udhëtarëve
Shkup, 22 mars – Policia dje gjatë periudhës nga ora 07:00 deri në orën 12:00 ka kryer kontroll të përforcuar aksionar në territorin e vendin për sanksionimin e automjeteve qëkryejnë transport publik të udhëtarëve. Gjatë kontrollit, sip informojnë nga MPB-ja, janë sanksionuar 32 shkelje, nga të cilat 20 për shkak të frenave në gjendje jo të rregullt.
Nga MPB-ja theksojnë se në për kontroll të jashtëzakonshëm teknik janë dërguar 179 autobusë dhe automjete tjera që kryejnë transport publik të udhëtarëve.
Kontrollet në komunikacion vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

