Shqiptohen 205 sanksione për vozitje të shpejtë
Shkup, 28 korrik – Gjatë ditës së djeshme Ministria e Punëve të Brendshme zbatoi aksion të përforcuar kontrollues në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve të cilat lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, me çka janë sanksionuar 205 shoferë.
Prej tyre 17 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se sa është e lejuar, ndërsa një automjet ka lëvizur me madje mbi 70 kilometra në orë. Gjatë kësaj 86 automjete e kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 119 jashtë vendbanimit, njoftoi MPB.
Aksionet e përforcuara kontrolluese vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

