Shqiptohen 156 masa në Shkup

MPB njofton se dje ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në territorin e Shkupit, me çka janë shqiptuar 156 masa.

“Janë shqiptuar 7 masa për tejkalim të shpejtësisë, 12 masa për drejtim të automjetit pa patentë shoferë, 15 masa për kalim në semaforë të kuq.

Janë shqiptuar katër masa për automjetet me probleme teknike, shtatë masa për vendosje të folijave”, njoftojnë nga MPB.