Shqiptohen 154 gjoba për kundërvajtje në komunikacion në Shkup, 21 për vozitje të shpejtë 

Shkup, 31 maj – Sektori për punë të brendshme Shkup dje në territorin e qytetit të Shkupi ka shqiptuar gjithsej 54 masa, mes të cilave për vozitje më shumë se shpejtësia e lejuar 21 sanksione, 11 masa për vozitje pa patentë shoferi, 25 sanksione për shkelje që kryejnë motoçiklistët.

Siç kumtoi sot MPB-ja, janë shqiptuar tre masa për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë vozitjes, 10 për reshtim të parregullt, katër sanksone për kalim në sinjal të mbyllur – dritë të kuqe.

Nga MPB-ja informojnë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.