Shqiptari kapet me 34 kg kokainë

Një shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane. Ai është kapur duke transportuar jo pak, por 34 kilogramë kokainë.

Shqiptari ishte në drejtimin e një kamioni, kur u ndalua në një autostradë në Bolzano, për një kontroll nga policia.

Në kabinë kishte fshehur 34 kilogramët e kokainës. Menjëherë atij iu vunë prangat. Të mërkurën do të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, droga kishte destinacion zonën e Bolzanos.