Shqiptari i gjetur i copëtuar në Itali, hetuesit dyshime te familja

U gjet i gjymtuar, policia italiane ka dyshime te familja.

Shefki Kurti, 72-vjeçari me origjinë shqiptare u gjet i copëtuar më 28 korrik në Itali. Sipas medieve italiane fillimisht u gjet një këmbë dhe më pas pjesët e tjera të trupit të të moshuarit. Kur karabinierët e Rovigos identifikuan trupin e të moshuarit, gjëja e parë që bënë ishte shkuar në shtëpinë e tij për të kërkuar gjurmë për vrasjen e tij, por edhe gjurmë gjaku.

Familjarët nuk e kishin denoncuar zhdukjen. Pasi karabinierët identifikuan trupin, shkuan për kontroll në shtëpinë e tij në Badia Polesine, Bolognese. Uniformat blu filluan kërkimet për të kërkuar gjurmë për vrasjen e tij, por edhe gjurmë gjaku. Por kur disa teknikë po pastronin një kanal gjetën këmbën e një burri mes mbetjeve të marra nga lumi. Në të njëjtën ditë më tej në rrjedhën e sipërme u gjetën dy çanta, brenda ishin koka dhe busti i një burri. Më pas, në dy çanta të tjera gjenden dy krahë.

Dyshimet për familjen

Këmba e humbur u gjet në Adigetto, midis Lendinarës dhe Villanovës. Familja e Kurtit, e cila nuk e kishte parë që nga e diela e 24 korrikut, ditën kur burri u largua nga shtëpia pas një sherri me gruan, në atë moment zyrtarizoi denoncimin për zhdukjen e tij. Më 24 korrik djali i Shefkiut kishte telefonuar karabinierët për t’i thënë se babai i tij ishte larguar nga shtëpia. Por kishte qenë një thirrje si shumë të tjera, askush në atë moment nuk i kishte dhënë aq peshë. Zbulimi i burrit në copa ka hapur një pistë të re hetimi. Trupi është identifikuar si Shefki Kurti nga një shenjë e veçantë, një tatuazh që i moshuari e kishte në njërën këmbë, e fundit e gjetur në Adigetto.

Shefki Kurti dhe bashkëshortja e tij Nadire kishin mbërritur në Itali në vitet ’90. Fillimisht kishin shkuar të jetonin në Villanova del Ghebbo, ku Shefkiu kishte nisur menjëherë punën si punëtor. Më pas çifti u transferua në Badia Polesine, në një apartament të rinovuar dinjitoz. Të dy kishin dy fëmijë, Alketën me banim në Zvicër dhe Arbenin e njohur si Beni që jeton në Masi. Ky i fundit punon si DJ në diskotekat lokale, ka dy fëmijë. Asnjë familjar nuk ka pasur ndonjëherë probleme me drejtësinë. Shefkiu bënte një jetë të qetë, të rezervuar, ishte njeri i butë, por kishte një vdekje brutale. Karabinierët po kërkojnë kudo.