Shqipëri/ Maturantët sot i nënshtrohen provimit të parë

33 mijë maturantë në Shqipëri do t’i nënshtrohen sot provimit të parë të Maturës Shtetërore.

Provimi i parë , ai i Gjuhës së Huaj do të nisë në ora 10:00 dhe do të përfundojë në ora 12:30.

Sipas Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë, në të gjithë vendin janë ngritur 167 qendra testimi me 7 mijë mësues administrues./21Media