Shqipëri, krijohet Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit

Krijohet Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit për t’i vënë fre çdo spekulimi me pasojat e luftës në çmimet e karburantit.

Situata e jashtëzakonshme imponon ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të qeverisë për ngrirjen e marzheve të fitimit si edhe transparencën e çmimit.

Një Akt Normativ me fuqinë e menjëhershme të ligjit për përballimin e kësaj emergjence shkaktuar nga lufta në Ukrainë, do të përcaktojë që nesër edhe kuadrin e detyrimeve dhe të drejtave të kufizuara të furnizuesve të karburantit, për një afat dymujor të rinovueshëm sipas dinamikës së luftës.