Shqipëri/ Burri vret gruan dhe më pas veten

Një ngjarja e rëndë është regjistruar në Shkodër, ku një çift bashkëshortësh janë gjetur të vdekur brenda banesës së tyre.

Dyshohet ngjarja është krim brenda familje, ku 79-vjeçari Fadil Bandulla ka qëlluar për vdekje me automatik bashkëshorten e tij, 83-vjeçaren Sanije Bandullën dhe më pas edhe veten.

Ngjarja është regjistruar në lagjen “Ahmet Haxhia” dhe dyshohet të ketë ndodhur para 4 ditësh, por trupat u zbuluan sot nga policia, pas denoncimit të familjarëve të çiftit, pasi nuk po kontaktonin dot me ta.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje dhe as nëse dy të moshuarit kanë pasur konflikte më parë, ndërsa më shumë të dhëna prite të dalin në minutat në vijim.

Në vendngjarje ka shkuar policia dhe ka nisur hetimet për sqarimet e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje./ReportTV.al