Shoqërohet në polici shoferi i kazinosë ku punonte e reja keniane
Rodi Barci i cili punonte si shofer në kazinonë ku punonte 22-vjeçarja keniane, Joy Ayoko që u dhunua barbarisht në Tiranë dhe humbi jetën, është shoqëruar në polici me urdhër të Gjykatës.
Mësohet se në polici ndodhet dhe vëllai dhe nëna e tij.
Prej 14 gushtit të vitit 2022 vajza nga Kenia u shtrua për kurim në spitalin e Traumës, pasi u dhunua brutalisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën “Pandeli Evangjeli” në Tiranë.
22-vjeçarja ndërroi jetë në Kenia ndërsa lajmi u konfirmua nga nëna e saj. Joy u largua nga spitali i Traumës në “half coma”, pra gjysmë koma, e pavetëdijshme me 25 janar 2023.
Deri më tani, askush nuk është arrestuar në lidhje me rastin, por policia pretendoi se ata janë në ndjekje të autorëve.

