Shoqatat e qytetarëve filluan protestat: Nuk pranojmë kursime në kurriz të qytetarëve

Shkup, 4 prill – Në kohë të krizës, përballemi me shkurtime të shërbimeve shëndetësore, shkurtime në parandalim të sëmundjeve, buxhete të pamjaftueshme për mjekim për grupe të ndryshme të pacientëve, qytetarë të përjashtuar nga qasja drejt mbrojtjes themelore shëndetësore dhe e tërë kjo prezantohet si kursim dhe punë ekonomike, alarmuan shoqatat e qytetarëve në protestën e sotme para Qeverisë.

Andrej Senih nga Shoqata “Së bashku më të fuqishëm” sqaroi se qëllimi i protestës është t’i thuhet “jo” shkurtimit në llogari të shëndetit të njerëzve.

Sipas Hajdi Shterjova Simonoviq, Drejtoreshë ekzekutive e HOPS, shkurtimi i buxhetit nga programet preventive për parandalim të HIV-it, do të thotë përjashtim i disa mijë qytetarëve dhe familjeve të tyre nga sistemi për mbrojtje shëndetësore dhe sociale.

Shtoi se kërkojnë të ndalohet shkurtimi i mjeteve nga programet shëndetësore, të vendoset tatim progresiv apo tatim i luksit dhe t’u jepet prioritet masave për qytetarët e pambrojtur.

Nga Shoqata ESE theksuan se sipas asaj se ku shteti i alokon dhe shpenzon mjetet buxhetore mund të shihet se cilat janë prioritetet e tij.

“Sipas rezultateve të Bankës botërore, Maqedonia e Veriut në 15 vitet e fundit vazhdimisht i ulë shpenzimet shëndetësore si përqindje nga Bruto prodhimi vendor dhe është vendi i vetëm i cili vazhdimisht i ulë shpenzimet shëndetësore, Buxheti për mbrojtje shëndetësore preventive i Ministrisë së Shëndetësisë paraqet vetëm 9 për qind të buxhetit, që do të thotë se mbrojtja preventive shëndetësore nuk është prioritet i këtij shteti në dekadën e kaluar, e madje edhe më shumë”, potencoi Borjan Pavllovski, koordinues për Shëndet publik dhe Shëndetësi të grave.

Shtoi se, edhe pse buxheti është i ulët çdo vit në dekadën e fundit Ministria ka shkurtuar nga 10 për qind nga buxheti për programe preventive.

Almira Fasliji Muarem nga “Iniciativa e grave nga Shuto Orizara” bën thirrje të ndalet shkelja e të drejtave të mbrojtjes së shëndetit.

Ajo njëherit theksoi se në program fare nuk ka buxhet për masën e cila parasheh acid folik pa pagesë për secilën grua, masë e cila, sipas saj, është më se e nevojshme për gratë nga kategoria e ndjeshme sociale.

Nga shoqatat informuan se që nga fillimi i shkurtit kanë dërguar disa kërkesa për takim me ministrin, por se nuk kanë biseduar, edhe krahas asaj që ministri ka deklaruar se është i hapur për dialog