Shoqata e Invalidëve të Elbasanit nis sot grevën e urisë
Shoqata e Invalidëve të Elbasanit nis sot grevën e urisë në ambientet e zyrave të shoqatës për të shprehur zhngënjimin që kanë ndaj shtetit shqiptar që sipas tyre nuk reagoi për zgjidhjen e problemeve të menjëhershme te kësaj kategorie.
Rreth 3000 anëtarë të shoqatës së invalidëve në rang kombëtar janë penalizuar që nga muaji nëntor, pasi edhe pse kanë statusin e përjetshëm të invalidit atyre u kërkohet të paraqiten sërish tek kempi epror, për të rifilluar edhe njëherë me procedurat.
Ndërkohë iu është hequr paketa e ndihmës Higjeno-Sanitare prej 160 mijë lekë dhe në disa raste iu është ndërprerë edhe kempi.
Ndërkohë iu është hequr paketa e ndihmës Higjeno-Sanitare prej 160 mijë lekë dhe në disa raste iu është ndërprerë edhe kempi.