Shoqata “Borisi i tretë”/ Ministria Drejtësisë thotë se nuk kanë marë kërkesë për mendim pozitiv

Shkup, 11 gusht – Ministria e Drejtësisë sot informoi se deri tek ata nuk është shtruar kërkesë për marrjen e mendimit pozitiv në procedurën për regjistrimin e shoqatës “Borisi i Tretë”.
Kumtesa e Ministrisë pason pas reagimit negativ të Bashkësisë hebraike dhe Fondit të Holokaustit të hebraikëve nga Maqedonia, të cilët kumtuan se janë të tmerruar dhe të ofenduar nga regjistrimi i shoqatës “Mbreti Borisi i Tretë” nga Ohri dhe nga “mënyrë e lehtë me të cilën shteti ynë i glorifikon nazizmin, fashizmin dhe përhapet gjuha e urrejtjes”.
“Është e qartë se regjistrimet e shoqatave me vetëdije bullgare që mbajnë emrat e bashkëpunëtorëve të dëshmuar të Gjermanisë naziste janë bërë më të shpeshta. Është provokim i qëllimshëm dhe fyerje ndaj komunitetit hebraik, fyerje për shtetin e Maqedonisë së Veriut dhe qytetarët e tij… apo ndoshta dikush mendon ndryshe, se në këtë mënyrë, duke promovuar dhe glorifikuar fashizmin dhe nazizmin, forcohen marrëdhëniet e mira fqinjësore?!”, thuhet në reagimin e djeshëm të Komunitetit hebraik dhe Fondit të Holokaustit të Hebrenjve të Maqedonisë.
Ata potencojnë se emri i Borisit të Tretë lidhet me me persekutimin dhe shkatërrimin e hebrenjve nga territoret e pushtuara nga Bullgaria fashiste gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Ju kujtojmë se Borisi i Tretë dhe Qeveria e Bullgarisë perandorake janë drejtpërdrejt përgjegjës për dëbimin e më shumë se 11.300 hebrenjve nga territoret e pushtuara në Maqedoni, Greqi dhe Serbi, nga të cilët 7.144 janë hebrenj nga Maqedonia në qendrën e vrasjeve Treblinka në Poloninë e okupuar. Ky është një shembull flagrant i mohimit dhe shtrembërimit të Holokaustit, i talljes dhe fyerjes së hebrenjve”, shtohet në reagim.