Shkencëtarët kanë gjetur eshtrat e zogut potencialisht më të madh në historinë e planetit

Shkencëtarët në Australinë qendrore kanë gjetur kocka këmbësh që mund t’i përkasin zogut më të madh në historinë e planetit tonë. Ata shpresojnë të zbulojnë pjesën tjetër të trupit në mënyrë që të mund të bashkojnë pamjen e plotë.

“Dromornis Stirtoni”, me fjalët e paleontologëve, është një “eksperiment ekstrem evolucionar” dhe një lloj përzierjeje tiparesh të ndryshme anatomike.

Sqepi i saj i madh “del” nga një kafkë relativisht e vogël, e cila ndodhet në një lartësi prej tre metrash nga toka dhe së bashku peshon rreth gjysmë ton.

Për t’i bërë gjërat edhe më absurde, këta gjigantë tetë milionë vjeçarë janë në fakt të afërm të pulave dhe rosave të sotme.