Shkëlqen bredhi i Vitit të Ri në ujërat e Liqenit të Ohrit

Ohër, 25 dhjetor – Polumbarët nga Qendra zhytësve “Amfora” nga Ohri me mbështetje të vullnetarëve të Organizatës komunale të Kryqit të kuq edhe këtë vit e kanë dekoruar pemën e Vitit të Ri.

Ata bashkërisht bredhin e vendosën në ujërat e Liqenit të Ohrit para Muzeut të ujit afër Gradishtes.

Këtë vit dekorimi dhe vendosja e bredhit nën ujë i dedikohet fëmijëve me sëmundje të rralla me dëshirën për shëndet, sukses dhe fëmijëri të lumtur.

Vizitorët e Muzeut të ujit, mund ta shohin bredhin nën ujë deri në fund të janarit.