Shkarkohet Shefkie Demiraj/ Gjyqtarja nuk e justifikoi dot pasuritë, me të ardhurat

Shkarkohet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, gjyqtarja e fundit e trupës gjykuese të dosjes “Gërdeci”, Shefkie Demiraj.

Asaj iu gjetën shkelje në kriterin e pasurisë për një shtëpi banimi 3 katëshe. Po ashtu, gjyqtarja Demiraj rezultoi me bilanc negativ të të ardhurave edhe për blerjen e një automjeti tip “benz” gjatë vitit 2014.

Gjyqtarja ka qenë anëtare e trupit gjykues që shpalli vendimin në shkallën e parë për tragjedinë e Gërdecit.

Para saj, Vetingu shkarkoi nga detyra edhe dy anëtarët e tjerë: Fatmira Hajdarin dhe Ridvan Hadon.