Sherri me hanxhar në Lushnje, fqinjët: Ishte dehur e bërë tapë, djali donte ta trembte

Fqinjët e familjes Qorri ku për pak ndodhi një tragjedi kanë treguar tmerrin që kanë përjetuar kur kanë parë djalin Albani që të merrte hanxharin e t’i sulej të atit duke e kërcënuar se do ta vriste. Sipas një fqinjeje, i gjithë sherri ka nisur pas një diskutimi për serat. Gruaja e moshuar shton se Aleks Qorri, babai i Albanit ishte në gjendje të dehur, e se për këtë arsye debati mes tyre ka agravuar.
“Babai i tij ishte në klub, kishte pirë, vjen pastaj dhe i thotë djali ‘o babi ke hapur sërën’ ‘çfarë sere’ i thotë ai. Më pas dëgjuam zhurma, ishte super tapë ai. Më pas mori sëpatën djali dhe iu ul, më shumë për ta trembur e frikësuar babanë,”- thotë gruaja në fjalë.