Shënohet Dita e Brigadës së Parë të Këmbësorisë

Shkup, 2 prill – Në kazermën “Strasho Pinxhur” në Petrovec, sot në suaza të aktiviteteve me rastin e 30-të vjetorit jubilar të Armatës, me solemnitet ushtarak do të shënohet  dita e njësisë më të madhe luftarake në Armatë, Brigada e Parë e Këmbësorisë.

Në solemnitet ushtarak do të marrin pjesë ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, kryeshefi i Shtatmadhorisë gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, zëvendësministri i Mbrojtjes Bashkim Hasani, përfaqësuesit e Kabinetit të presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, udhëheqësia ushtarake e Shtatmadhorisë dhe komandat vartëse, gjeneralët në Armatë, ish komandantët e njësisë dhe mysafirë tjerë.

Siç është paralajmëruar nga MM, sipas programit, në solemnitetin ushtarak fjalime para pjesëtarëve të brigadës do të mbajnë ministrja Sjjavjanka Petrovska, komandanti i Komandës për Operacione, gjeneral i brigadës Besnik Emini dhe komandanti i brigadës, koloneli Sashko Lafçiski.

Në solemnitet do të shpallet edhe njësia më e mirë nga përbërja e brigadës, do të ndahen masa nxitëse dhe shpërblime, do të mbahet një pikë e shkurtër kulturore-argëtuese, ndërsa në fund të solemnitetit njësitë e përbërjes së brigadës do të performojnë një paradë solemne.

Brigada e Parë e Këmbësorisë shënohet më  2 Prill, si datë kur para dhjetë viteve kjo njësi i ndërmori obligimet dhe përgjegjësitë e dy brigadave të mëparshme, me ç’rast u bë njësia më e madhe luftarake.