Shenjtërimi i Nënë Terezës, Kryemadhi: Model frymëzimi, ndryshimi pozitiv buron prej secilit prej nesh
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi iu është bashkuar mesazheve në kuadër të 6-vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Kryemadhi thekson se Shën Tereza e shqiptarëve dhe botës është model frymëzimi.
Shën Tereza e shqiptarëve dhe botës, model frymëzimi që na tregon se ndryshimi pozitiv buron prej secilit prej nesh, nga çdo akt sado i vogël, që bëjmë me dashuri e në përkujdesje për të tjerët. Kremtimi i Shenjtërimit të Nënë Terezës, le të na rikujtojë se duhet të bëjmë më shumë, si shtet dhe shoqëri, në promovimin dhe edukimin e brezave të rinj mbi veprat e mëdha të saj.

