Shënimi i 118-vjetorit të Republikës së Krushevës dhe 77-vjetorit të Mbledhjes së parë të KAÇKM-së

Shkup, 2 gusht – Njëqind e tetëmbëdhjetë vjet nga Republika e Krushevës dhe 77 vjet nga mbledhja e parë e KAÇKM-së shënohen sot më 2 gusht – Dita e Republikës. Me Kryengritjen e Ilindenit dhe Republikën e Krushevës në vitin 1903 ndërsa dhe në Ilindenin e dytë, në vitin 1944 me Mbledhjen e parë të KAÇKM-së janë vendosur shtyllat e Republikës dhe të shtetësisë.

Institucionet e publikuan agjendën për shënimin e sotëm, sipas së cilës sivjet kryeministri Zoran Zaev do të mbajë fjalim në Pellnicë, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi do të mbajë fjalim në ngjarjet e organizuara në Shkup, ndërsa presidenti i shtetit Stevo Pendarovski do të marrë pjesë në manifestimin në Krushevë, por siç paralajmëroi nuk do të mbajë fjalim politik dhe më vonë gjatë ditës në Krushevë ju bëri thirrje të marrin pjesë përfaqësues të kreut shtetëror por edhe liderët e të gjitha partive politike parlamentare.

Shënimi i festës ka filluar me ngjarjet në Shkup, në organizim të Kuvendit. Delegacioni kuvendor të cilën e kryeson Xhaferi vendosi lule në përmendoret e Metodia Andonov Çentto, në memorialin e KAÇKM-së dhe në atë të Nikolla Karevit. Programi vijon me fjalimin e kryetarit të Kuvendit dhe me program kulturoro-artistik.

Delegacionin qeveritar në Shkup e kryeson ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ministrja e Arsimit, Milla Carovska dhe zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu.

Programi shtetëror festiv vazhdon para Qendrës memorialë KAÇKM, në Pellnicë, për nder të Mbledhjes së parë të KAÇKM-së. Delegacionin e kryeson kryeministri Zaev, i shoqëruar nga Grubi, Nikollovski, Spasovski dhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

Përmbajtjet programore në Pellnicë fillojnë me vendosjen e luleve të freskëta para Qendrës memorialë, ndërsa më pas vijon edhe pjesa e parë e programit festiv kulturoro-artistik. Më pas pasojnë fjalime të kryeministrit Zaev dhe pjesa përfundimtare e programit kulturoro-artistik.

Nderimet shtetërore me rastin e Ditës së Republikës në Krushevë, në organizim të presidentit të shtetit Pendarovski kanë filluar në tempullin Shën Nikolla, duke vijuar me vendosjen e luleve në varrin e Nikolla Karevit, programi festiv para kompleksit memorial Makedonium dhe vendosjen e luleve në monumentit e heronjve në Slivë. Delegacionin qeveritar në këtë pjesë të programit e përbëjnë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska, ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Mileski dhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Arafat Shabani.

Pjesa qendrore e programit shtetëror për kremtimin e 2 Gushtit – Ditës së Republikës do të fillojë në orën 18 në Meçkin Kamen me përshëndetjen e kalorësve të Ilindenit, përshëndetjen e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe me vendosjen e luleve dhe kurorave në memorialin në Meçkin Kamen ndërsa më pas pason program festiv kulturoro-artistik kushtuar dy Ilindenëve.

Në kuadër të programit artistiko-kulturor në të cilën do të performojnë ansambli i Valleve dhe këngëve popullore shqiptare i Republikës së Maqedonisë së Veriut, ansambli i Këngëve dhe valleve popullore maqedonase “Tanec”, Vllatko Stefanoski dhe orkestra ushtarake e Armatës.

Fillimin e Kryengritjes së Ilindenit e kumtuan kambanat në Krushevë, në mesnatë përballë Ilindenit në vitin 1903. Rreth 800 kryengritës e çliruan qytetin, ndërsa pas dy ditësh, Nikolla Karevi e shpalli Republikën e Krushevës dhe u bë kryetari i saj…Republika e lirë zgjati dhjetë ditë.

Nën komandën e Bahtiar Pashës, 18 mijë ushtarë osmanlinj nisen në aksion për kthimin e pushtetit në Krushevë. Të shtënat e fundit në Meçkin Kamen dhe vdekja e Pitu Gulit e shënojnë edhe fundin e Republikës së Krushevës.

Dyzet e një vjet pas Kryengritjes së Ilindenit, në Manastirin Shën Prohor Pçinski afër Kumanovës, 115 delegatë e mbajtën Mbledhjen e parë të KAÇKM-së (Kuvendi antifashist i çlirimit popullor të Maqedonisë), ku u konfirmua pozita shoqëroro-juridike e Maqedonisë si shtet i barabartë federal në korniza të SHF të Jugosllavisë.

Mbledhjen e hapi Panko Brashnarov, delegati më i vjetër dhe dëshmitar i dy Ilindenëve. U zgjodh Presidiumi i KAÇKM-së, në krye me Metodija Andonov Çento.

Asambleja i miratoi disa dokumente me rëndësi shtetërore – Vendimi për vendosjen e gjuhës maqedonase si gjuhë zyrtare në shtetin e Maqedonisë dhe Deklaratën për të drejtat themelore të njeriut dhe qytetarit të Maqedonisë demokratike.

https://www.facebook.com/SPendarovski/videos/568722767475907