Shembet dheu në rrugën Prishtinë-Podujevë, krijohen kolona të gjata

Kolona të gjata janë krijuar në aksin rrugor Podujevë-Prishtinë si pasojë e shembjes së dheut.

Nga kjo shembje e dheut rrezikohen veturat të cilat kalojnë përgjatë kësaj rruge, që quhet ‘Te Kulina’.

Policia ende nuk ka dalë me ndonjë njoftim zyrtar lidhur me këtë.